Një person është arrestuar të shtunën në Mitrovicë pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij, kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak.
Arma pistoletë e kalibri 6 mm që dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia.
Me aktvendim të prokurorit kujdestarë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Rr. Mehmet Aqif Aksoy, Mitrovicë 02.09.2023 – 12:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën –vëllain e tij kishte shkrepur armën e zjarrit dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës së lartcekur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm qe dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar nga policia. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...