Vazhdon fushata kundër njohjes së Kosovës, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkundër marrëveshjes të cilën e ka të pranuar në Bruksel dhe më pas në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kryeministri e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Kjo ka nisur që nga ardhja e tij në pushtet dhe po e vazhdon rrugën e nisur nga paraardhësit e tij Voisllav Koshtunica dhe Boris Tadiq.
Fushata e Vuçiqit nuk u ndal as në Greqi, ku u mbajt takimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga kryeministri i këtij shteti, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin mbajti një takim, ku më pas u deklarua i gëzuar se ka marrë garanci që shteti grek nuk do ta njoh Kosovën.
Të njëjtën e tha presidenti serb edhe pas takimit që e zhvilloi me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, pra Vuçiq nuk po ndalet, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kërkojnë me ngulm që dialogu të vazhdohet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Por, a mund të vazhdojë dialogu, kur fushata e presidentit serbë nuk po ndalet kundër Kosovës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, për Arbresh.Info thotë kjo fushatë e Vuciqit po vije si pasojë e qeverisjes së dobët dhe denigruese që po e ushtron kryeministri Kurti.
“E kuptueshme se Vuçiqi deklaroi dhe e dimë, po ashtu se ata s’po e ndalin fushatën kundër Kosovës, por kjo është si rezultat i një qeverie të dobët që me performancën denigruese kanë izoluar shtetin duke e futur nën sanksione”, shprehet Kadriaj.
Raci: Qeveria të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë për de-eskalim në veri pa largimin e masave nga BE
Ndërsa, analisti Gazmir Raci, thotë se Serbia vazhdon të jetë e njëjta, të jetë e pasinqertë.
Ai i bënë thirrje Qeverisë së drejtuar nga Kurti, të bëjë kujdes dhe të mos ndërmerr asnjë veprim shtesë, para se BE-ja të largojë të gjitha masat që ka ndërmarrë ndaj Kosovës.
“Nuk besoj që Serbia do bëjë kthesë të madhe drejt Perëndimit. Ajo po blenë vetëm kohe. Ndërsa Qeveria e Republikës se Kosovës duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë asnjë veprim shtesë për de-eskalim në veri të vendit para se të largohen të gjitha masat e BE, dhe të nisë dialogu ashtu siç po kërkon Bashkësia ndërkombëtare”, pohon Raci.
Se dialogu sot nuk është në kohën e vet më të mirë, e thotë edhe drejtori ekzekutiv në Institutin ‘EPIK’, Demush Shasha.
“Në këtë sfond konsideroj se e vetmja rrugë përpara ngelet dialogu dhe më konkretisht zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të dakorduar në Bruksel dhe shtojca respektive e dakorduar në Ohër”, ka thënë Shasha.
Sipas Shashës, politika serbe karshi Kosovës është shumë konsistente dhe ka një skenar ideal që të mos njohin asnjëherë Kosovën dhe pritet deri sa të ndryshojnë rrethanat politike ndërkombëtare për ta kthyer pjesë të vetën.
”Status Quo-ja momentale kërkohet të vazhdohet nga Serbia, deri në një kohë kur rrethanat gjeopolitike ndërkombëtare do të lejojnë “kthimin e Kosovës” në Serbi. Andaj në këtë sfond interesi ynë është që të kontribuojmë në krijimin e rrethanave që do të rrisin presionin ndërkombëtar karshi Serbisë për të njohur Kosovën”, shpreht Shasha.
Ndryshe, Kosova që nga viti 2010 është duke dialoguar me Serbinë për normalizim të raporteve dhe njohje reciproke, pavarësisht këtyre viteve dhe arritjeve të disa marrëveshjeve ende vazhdojnë palët të jenë në të njejtën situatë ku nga çdo shkëndi e vogël në pjesën veriore, tensionohen raportet Kosovë – Serbi, ku shpesh është menduar se mund të ketë ndonjë konflikt ndërmjet të dyja shteteve.
Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, ditë më parë ka bërë të ditur se në shtator të këtij viti do të takohen kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq në Bruksel, ku pritet që të ketë vazhdim të dialogut i cili u ndërpre pas situatës së krijuar me largimin e serbëve nga institucionet dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...