Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përveçse është autore e këngëve të saj, ajo ka kompozuar edhe për shumë artistë të tjerë.
Ajo madje karrierën e filloi si kompozitore kur krijoi hitin “The Monster”, të kënduar nga Rihanna dhe Eminem.
34-vjeçarja është gjithashtu autore e këngës “Under You” të Nick Jonas, por edhe pse ka shkruar tekstin e kësaj kënge, asaj nuk iu kujtua kjo këngë në programin ‘Finish The Lyric (Përfundo vargjet)’.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në Hits Radio, ku duhej që të përfundonte vargjet e këngëve, që ekipi i emisionit ia kishte dhënë asaj të shkruara në një letër.
Por, kur Bebe Rexhës i qëlloi kënga “Under You”, ajo nuk ishte në gjendje të thoshte vargjet vazhduese të saj – ndonëse e ka krijuar vet.
“Nuk e di, mos është një këngë e Justin Bieber”, pyeti këngëtarja shqiptare, gjersa producentja ia bëri të ditur se jo. Dhe pasi e kuptoi se për çfarë kënge bëhet fjalë, ajo tha: “Oh dreq, jam shumë e keqe në këtë”.
Rexha pati probleme edhe te kënga “Seasons” të cilën e këndon me Dolly Parton, ku mezi i gjeti vargjet vazhduese të këngës.
“Seasons” është pjesë e albumit të saj të vet-titulluar “Bebe”, të cilin artistja e publikoi në prill të këtij viti. /Telegrafi/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...