Sivjet më pak nxënës në Tetovë, shkak migrimi

23:07 | 2 Shtator 2023
Diellza Gashi

250 mijë nxënës u janë rikthyer bankave shkollore në Maqedoninë e Veriut  dhe rreth 20 mijë prej tyre kanë filluar klasën e parë.

Ky viti shkollor  në këtë vend do të zgjasë deri më 17 qershor dhe për herë të parë do të ketë edhe pushim pranveror nga 29 prilli deri në 5 maj.

“Vitin shkollor e filluam me tekste të shumta të reja shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm profesional. Filluam me njoftimin për paga më të larta për mësimdhënësit i cili është rezultat i një bashkëpunimi të mirë midis sindikatës përfaqësuese dhe do të realizohet shumë shpejt. Filluam me mbi 50 shkolla të rikonstruruara, me disa objekte të reja, disa prej të cilave janë gati dhe disa të tjera të cilat janë në fazë përfundimi”, tha për RTK-në, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut.

Në qytetin e Tetovës ky vit shkollor ka filluar me shqetësimin për uljen drastike të numrit të nxënësve.

“Gjithsej në komunën tonë janë regjistruar 991 filloristë, që në krahasim me vitin paraprak kemi një rënie prej 50 nxënësve. Sa i përket nxënësve në shkollat e mesme kemi një numër prej 1159 nxënës që për fat të keq, në krahasim me vitin e shkuar kemi një rënie të numrit prej 200 nxënësish, shkaku i migrimit të tyre në vendet perëndimore”, tha Nazmi Dauti, përgjegjës për arsim i komunës së Tetovës.

Në Tetovë, në gjitha shkollat e mesme mungojnë më  shumë se  20.000 libra.

Nga komuna thonë se përkundër uljes së numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë, mbyllje të paraleleve nuk do të ketë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme