Superylli amerikan Billie Eilish pati mbështetje nga fansat gjatë koncertit të saj “Electric Picnic” pasi tha se ishte me të vërtetë shumë e sëmurë.
Turma këndoi së bashku hitet, duke përfshirë “Happier than ever” pasi 21-vjeçarja u tha 110 milionë ndjekësve të saj në Instagram se po “vërtetë po vuaj” përpara performancës së saj kryesore në festivalin irlandez të premten.
Videot e postuara në mediat sociale e treguan atë duke kënduar këngën e saj të kolonës zanore të “Barbie”, “What Was I Made For?” me një këmishë të bardhë Nike dhe kapele bejsbolli.
Eilish më parë kishte kërkuar nga fansat e saj që ta ndihmonin në koncert.
“Jam vërtet shumë e sëmurë dhe sinqerisht po e vuaj shumë”, ka shkruar ajo në “story” në Instagram. “Ju më njihni mua dhe e dini që unë nuk do ta anuloja një shfaqje edhe nëse do të isha pranë vdekjes (edhe pse po më duket sikur jam duke vdekur) por shfaqja duhet të vazhdojë”.
Ajo e vazhdoi shkrimin e saj duke i rikujtuar ndjekësit se ajo po e bën më të mirën.
“Do të shihemi sonte! Por ju lutem mbani në mend se po përpiqem me më të mirën time dhe do të kem nevojë për ndihmën tuaj sonte”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet