Google ADS

Marku pas fitores mbresëlënëse: Dua ndeshje më të mëdha

22:24 | 2 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Florian Marku pa probleme ka arritur ta mposht Dylan Moran qysh në raundin e parë të përballjes.

Boksieri shqiptar triumfoi me nokaut teknik, shkruan Arbresh.info.

Pas meçit ai ka folur për përballjen e radhës.

“Kam punuar shumë për këtë rikthim, dua ndeshje të mëdha, boksierët nuk ndeshen me mua, Connor Ben. I pres më të mirët. Dua një ndeshje të fortë dhe do ta shihni se çfarë do tju dhurojë”, u shpreh Marku.

Florian Marku ka kërkuar që të përballet pas ndeshjes me Josh Taylor, Conor Benn dhe Kell Brook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme