Kandidatja e së majtës për Presidencën e Ekuadorit, Luisa Gonzalez, e cila zuri vendin e parë në raundin e parë të zgjedhjeve të 20 gushtit, deklaroi dje se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe se është marrë në mbrojtje nga ushtria, njoftojnë mediat e huaja.
“Sot mora kërcënime kundër jetës sime pasi jam kandidatja potenciale për të fituar presidencën,” tha Gonzalez, sipas një njoftimi për shtyp nga fraksioni i saj, partia Revolución Ciudadana (“Revolucioni i Qytetarëve”). Ajo e quajti një fakt “të trishtë” që kishte veshur jelek antiplumb.
Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria po heton një person që dyshohet se ka “bomba në posedim” dhe “qëllim për të sulmuar” për ta vrarë. Gonzalez sqaroi se pranoi që t’i ofrohet mbrojtje ushtarake nga qeveria pasi do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor./a2cnn
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...