Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka kritikuar gjyqtarët dhe ka pretenduar se ata po “vrasin” ligën spanjolle.
Lewandowski ka kritikuar standardin e gjyqtarëve në La Liga, duke këmbëngulur që gjyqtarët po e prishin lojën shumë, shkruan Arbresh.info.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të ndëshkohet për një sjellje e tij; sezonin e kaluar, Jose Gaya dhe Sergio Canales u suspenduan nga katër ndeshje për kritikat ndaj zyrtarëve.
Duke folur për Meczyki, Lewandowski tha: “La Liga nuk është mjaft tërheqëse dhe sulmuese. Gjyqtarët po e vrasin ligën. Nuk e prisja që skuadrat e ligës spanjolle të ishin kaq ngurruese për të luajtur futboll”.
Ndërkombëtari polak ka shënuar një herë këtë sezon, pasi ka shënuar 23 gola në 34 ndeshje sezonin e kaluar, me Barçën që mundi Cadizin dhe Villarrealin dhe barazoi me Getafen./Arbresh.info/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...