Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se deri më tani janë adoptuar 30 qen.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ka edhe shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë.
“Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë. Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qen endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje. Po synojmë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar”, shkroi Rama.
I pari i Prishtnës tha se jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.
“Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, shkroi ai./Arbresh.info/
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...
Kurti takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimi...