Mungesës së ndriçimit publikë në rrugët nacionale dhe rajonale në gjithë Kosovën po i vjen fundi.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), është në vlerësim të ofertave për ndriçimin publik dhe shumë shpejt do të vazhdojnë me funksionalizimin në rrugët nacionale dhe rajonale.
Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thënë Arbresh.info se shumë shpejt nëse plotësohen kushtet ligjore sipas Ligjit të Prokurimit Publik do të lidhet kontrata dhe menjëherë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit.
“Ju njoftojmë se sa i përket ndriçimit në rrugët nacionale dhe rajonale që procedurat e tenderit janë në vlerësim te ofertave dhe besojmë qe shumë shpejt nëse plotësohen kushtet ligjore sipas Ligjit të Prokurimit Publik do të lidhet kontrata dhe menjëherë do të vazhdojmë me funksionalizmin e ndriçimit”, kanë bërë të ditur nga MMPHI për Arbresh.info.
Po ashtu, kjo ministrie ka treguar edhe arsyet e mungesës së ndriçimit në autoudhë.
Sipas MMPHI, një trafo në fshatin Trudë është jashtë funksionalizimit gjë që ka bërë që të mos ketë ndriçim në Autoudhë.
Por, sipas kësaj ministrie, shumë shpejtë defektet do të riparohen dhe ndriçimi do të rikthehet në autoudhë.
“Sa i përket ndriçimit në Autoudhë, Operatori Ekonomik është i kontraktuar, mirëpo ka vonesa në realizimin e punimeve ne teren, pasi ka kohe që trafo e rrymës në fshatin Trudë, nuk është funksionalizuar ende, pritet për testimin e funksionalizimit të ndriçimit. Besojmë që shumë shpejt do të raportohet për përfundimin e projektit sapo te lëshohet rryma për furnizimin e kësaj trafe”, bëjnë të ditur nga Ministria e Infrastrukturës.
Ndriçimi publik është i rëndësishëm edhe për nxitjen e zhvillimit.
Berisha: Ndriçimit solar duhet të i jepet prioritet, pasi kështu kursehet edhe buxheti i shtetit.
Kështu thotë ekonomistit Burim Berisha për Arbresh.info.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar 1 milionë euro për ndriçimin publik.
“Ndriçimi publik si në rrugën lokale edhe në ato nacionale është i rëndësishëm si për sigurinë e rrugores ashtu edhe në nxitjen e zhvillimit. Në bazë të njohurive që kemi ministria e infrastrukturës ka planifikuar mbi 1 milionë euro për ndriçimin publik. Që në bazë të ofertave për një kilometër është çmimi preh 50 deri 1200 euro”, thotë Berisha për Arbresh.info.
Sipas Berishës, ndriçimit solar duhet të i jepet prioritet, pasi kështu kursehet edhe buxheti i shtetit.
“Ministria duhet mi dhënë prioritet ndriçimit solar si në aspektin e kostos ashtu edhe mjedisit. Por edhe te ndriçimi solar duhet të mendohet të i jepet me partneritet privat. Do të kushton me pak për shtetin dhe biznesi do te ketë një burim për investim”, shprehet Berisha.
Në anën tjetër eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, pohon se ndriçimi publik është një plus në rritjen e aksidenteve, por nuk shfaq rrezik në komunikacion.
Por, sipas tij, mungesa e katadiopterëve dhe udhërrëfyesve në rrugë paraqet më shumë rrezik se ndriçimi publik.
“Nuk është kushedi sa e rrezikshme, sepse pjesa ma e madhe, d.m.th. 90 për qind të autostradave në Gjermani nuk kanë ndriçim publik. Mirëpo ajo është një plus e nuk është rrezik. Më shumë është problematika te katadiopteri (dritat e kuqe që vendosen në pajisje elastike apo llamarina), dhe udhrrëfyesi. Këto dy probleme janë bazë. Ndërsa ndriçimi nuk është rrezik”, thotë Ahmeti për Arbresh.info.
Ndryshe, mungesa e ndriçimit publik ka kohë që është bërë problem për rrugët nacionale e rajonale në Kosovë, sidomos kur vozitja bëhet gjatë orëve të mbrëmjes. /Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...