Forcat e Ukrainës në ditët e fundit kanë bërë “përparim të dukshëm” kundër trupave ruse në jug të shtetit, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë më 1 shtator.
Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara kanë parë përparim në afërsi të rajonit të Zaporizhjës në 72 orët e fundit.
“Ata kanë arritur një sukses kundër vijës së dytë mbrojtëse ruse”, tha Kirby. Ai po ashtu pranoi se “zyrtarë anonimë” kanë kritikuar kundërofensivën e Ukrainës, duke thënë se kjo “nuk ndihmon”.
“Çdo vëzhgues objektiv i kësaj kundërofensive nuk mund ta mohojë se ata tashmë kanë bërë përparim”, tha Kirby.
Ukraina nisi kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse në jug dhe lindje në qershor.
Ushtria ukrainase ditëve të fundit ka pretenduar se ka pasur sukses në thyerjen e vijave mbrojtëse ruse në mes të fshatrave Robotjne dhe Verbove në rajonin e Zaporizhjës dhe analistët perëndimorë ushtarakë kanë konfirmuar këto përparime.
Ushtria ukrainase tha më herët se kundërofensiva e saj po vazhdon në lindje dhe jug të shtetit, teksa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës është në muajin e tetëmbëdhjetë./REL/
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...
Vuçiq për FSK-në: Janë të trajnuar mirë, s’ka dyshim – por n...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...