Zëvëndësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka folur në lidhje me udhëzimin administrativ për kryetarë e komunave veriore.
Vokrri u shpreh i sigurt se ky udhëzim do të jetë gati brenda javës, sepse sipas tij, ka mbetur edhe pak punë deri në finalizim.
“Ka mbetur vetëm edhe fare pak punë që të finalizohet dhe jam i sigurtë që brenda javës që vjen do të jetë gati. Për aq sa unë jam i informuar dy kanë qenë vërejtjet kryesore, një që lidhej me afatet ligjore, pra afatet kohore për këto procedura dhe tjetra ishte se mos po hapet një derë e re”, tha ai në KlanKosova.
Tutje, ai tha se e ka shikuar ligjin dhe udhëzimin administrativ dhe u shpreh se nuk ka parë ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave.
“Unë e shikova ligjin për qeverisje edhe këtë udhëzim administrativ, draftin pra dhe unë edhe pse nuk jam jurist nuk pashë që ka ndonjë kontradiktë mes këtyre të dyjave”, u shpreh tutje ai.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...