Në mbledhjen e gjashtë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), zëvendësuesi i kryeshefit ekzekutiv, Faruk Rexhaj, ka njoftuar se nga subjektet e licencuara KPM-së i janë paguar 30 mijë euro borxhe, kurse tha se vazhdojnë të mbesin edhe 770 mijë e 450 euro borxhe të pa paguara.
Ndryshe, KPM në mbledhjen e mbajtur më 17 korrik 2023, ka marrë vendim përmes të cilit ka obliguar të gjithë të licencuarit të cilët kanë borxhe të papaguara të sjellin në KPM një marrëveshje brenda 30 ditëve, në bazë të cilës ofrojnë një dëshmi se kanë bërë programimin për pagesën e borxheve për një periudhë 12 mujore.
Rexhaj tha se 30 mijë euro borxhe janë paguar në KPM, që nga nxjerrja e atij vendimi.
“Janë paguar 30 mijë euro borxhe që kanë qenë të akumuluara ndër vite. Ndërsa, vazhdojnë të mbesin edhe 770 mijë e 450 euro borxhe të pa paguara në bazë të “update-it” të fundit të listës së këtyre borxheve”, tha Rexhaj.
Tutje, ai njoftoi se janë disa prej subjekteve transmetuese të cilat kanë bërë marrëveshje qoftë me KPM, apo me përmbarues, për shlyerjen e borxheve.
Ndër të tjera, prej subjekteve transmetuese që ka bërë marrëveshje, Rexhaj ka përmendur “Radio Dukagjinin”, për të cilin tha se në total ka obligime financiare rreth 50 mijë euro.
Po ashtu, ai tha se edhe Grupi “Koha” ka bërë marrëveshje me KPM-në për shlyerjen e këtyre borxheve, e që sipas tij është një vlerë prej 18 mijë euro.
Ndryshe, borxhet e grumbulluara ndër vite ndaj KPM-së, ishin paraqitur si sfidë kryesore në prezantimin e raportit vjetor të KPM-së për vitin 2022.
Ndërkaq, në këtë mbledhje, KPM ka shqyrtuar edhe 18 pika, të cilat kanë qenë raste të licencimit dhe ripërtëritjes së licencës.
Prej tyre, KPM ka licencuar “A2 CNN Kosovë”, si ofrues i shërbimeve mediale audio-vizuele, si dhe “Kosovanet” si operator i shpërndarjes.
Ndërkaq, ka ri-përtërirë licencat e “Glam Radio”, “Radio Star”, “Radio Ferizaj”, “Radio Prizreni”, “Radio Dodona” dhe “Radio Maria”.
Kurse, për shkak të aplikacionit të pakompletuar, për mbledhjen e radhës janë shtyrë rastet e ri-përtëritjes së licencës për “Radio Vala 2000”, “Radio 21”, “Radio Astra”, Radio Fontana”, “Radio Gjakova”, Radio Tema”, “Radio Kolasin”, “Radio Alba”, “Radio Zëri i Shtimes” dhe “Radio Impuls”. /BetimipërDrejtësi
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...