Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me subvencionimin me nga 70 euro për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro.
Nëpërmjet një postimim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky është lajm i mirë dhe duhet të jemi krenarë, përcjell Arbresh.info.
“Asnjë fëmijë s’duhet të lihet anash! Nga 70 euro subvencionim për secilën familje të Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro. Ky është vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, udhëhequr nga Besianë Musmurati. Një lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë, posaçërisht në këtë periudhë të vështirë të keqmenaxhimit të sektorit të arsimit nga Qeveria” shkroi Krasniqi.
Ai tutje ka deklaruar, se ky është vizioni për të ndihmuar familjet kosovare në edukimin e hershëm të fëmijëve.
“Ky është vizioni ynë për të ndihmuar familjet kosovare në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përmes kësaj politike, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm, do të shtohet pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje të kryeqytetit”, tha Krasniqi.
Poashtu, Krasniqi tha se do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo formë të aplikohet edhe në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.
“Prishtina, me angazhimin tonë, nuk do të mbetet qyteti i vetëm i cili përfiton nga kjo politikë mbështetëse dhe lehtësuese për familjet kosovare. Në të ardhmen, do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo formë të aplikohet edhe në të gjitha komunat e tjera të Kosovës”, shkroi ndër të tjera Krasniqi./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës ndan nga 70 euro për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe private
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj