Këtë të premte nis shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjeçare, të cilët pajisen me libra falas.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se, këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj pa qenë nevojë që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./abcnews.al
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos