Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas kualifikimit historik në Europa Conference League, me humbjen 1-0 ndaj Bate Borisovit.
Daja tha se ishte një ëndërr e çmendur, pasi sipas tij, brenda një viti, Ballkani arriti dy herë që të kualifikohet në Conference League.
“E gjithë merita i kalon lojtarëve të mi sepse sado që kemi nxjerrur lojtarë jashtë, prapë lojtarët e vjetër bënë që të mos ndjehet mungesa dhe vakumi i këtyre sepse të gjithë dhanë maksimumin dhe janë ata që na çuan në grupet e Conference League”.
“Ky urim i shkon të gjithë Suharekës, tifozëve tanë, gjithë Kosovës pasi në fund të fundit prezantuam futbollin e Kosovës dhe më vjen shumë mirë dhe ndjehem i përulur para çdo tifozi të Kosovës që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, tha Daja.
Tutje, ai i bëri thirrje qeverisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës që të investojnë në infrastrukturën sportive, në mënyrë që në të ardhmen të ketë rezultate më të mira nga ekipet kosovare.
“Nëse duam ta ngremë futbollin në Kosovë, nuk fillon analiza tek taktika por tek komplekset stërvitore, ku nëse duam të përballemi me ekipe në një nivel më të lartë se niveli i jonë, atëherë duhet ta zhvillojmë infrastrukturën edhe për ekipet e para edhe për shkollat. Duhet të kemi një organigram në klub goxha më të organizuar”.
“I del për detyrë shtetit por edhe federatës që nëse do të zhvillohet futbolli në Kosovë, duhet patjetër që të zhvillojmë infrastrukturën e stërvitjeve, përpos stadiumeve ku do të luajmë. Nuk mund të nxjerrim lojtarë nëse s’kemi pishinë për t’u stërvitur”, tha ai.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë