Si “të paarsyeshme dhe budallaqe” i ka quajtur Alexander Lukashenko kërkesat e lidershipit të Polonisë dhe shteteve baltike për tërheqjen e mercenarëve të Grupit Wagner nga Bjellorusia.
“Ata i justifikojnë veprimet e tyre me disa kërcënime që dyshohet se vijnë nga territori i Bjellorusisë”, tha presidenti bjellorus gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.
“Ata shkuan aq larg sa kërkonin tërheqjen e tyre të menjëhershme nga Bjellorusia. Në të njëjtën kohë ata vetë po rrisin buxhetet ushtarake, duke grumbulluar formacione të mëdha ushtarake në kufirin tonë”, tha ai.
Lukashenko shtoi se Polonia dhe shtetet baltike nuk duhet të kenë një oficer të vetëm ushtarak ose ushtar të huaj në territorin e tyre.
“Vetëm në këtë rast ata kanë të drejtë të protestojnë kundër pranisë së ushtrisë nga vendet e tjera këtu”, shkruan CNN.
Lukashenko dënoi vendimin e Polonisë për të pezulluar detyrimet e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë në lidhje me Bjellorusinë.
“Ky është tashmë një hap i rrezikshëm dhe ne duhet të vazhdojmë t’i kujtojmë udhëheqjes së Polonisë për këtë, në mënyrë që vendimet e tyre të mos kthehen për t’i dëmtuar ata”, tha ai.
Megjithatë, Lukashenko tha se Bjellorusia është gati të rivendosë marrëdhëniet e mira me fqinjët e saj, por u ankua për mungesën e vullnetit nga ana e tyre.
Komentet e fundit të Lukashenkos vijnë pasi situata e sigurisë në rajon është bërë gjithnjë e më e tensionuar, për shkak të pranisë së luftëtarëve Ëagner në Bjellorusi, pas rebelimit jetëshkurtër të grupit në Rusi.
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së