Google ADS

Rita Ora në festivalin e filmit në Venecia flet për Kosovën

23:03 | 31 Gusht 2023
Diellza Gashi

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë, ka prezantuar edhe një herë vendlindjen e saj Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, Ora ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg e cila i dallon gratë e jashtëzakonshme që janë të përkushtuara për të transformuar jetën e grave të tjera.

Në fjalimin e saj ka thënë se ka qenë një ëndërr e që moti për të punuar me fëmijët në Kosovë.

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos  në një hapësirë kreative”, ka thënë Ora derisa e ka prezentuar këtë çmim./Arbresh.info/

Të ngjashme