Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten tha se nuk ka ende plane për evakuimin e qytetarëve evropian nga Gaboni, një ditë pasi ushtria uzurpoi vendin afrikan, që rezultoi në anulim të zgjedhjeve.
Duke iu drejtuar gazetarëve në qytetin spanjoll të Toledos, Borrell e krahasoi situatën në Gabon me atë në Niger, ku ushtarët hoqën presidentin e zgjedhur Mohamed Bazoum muajin e kaluar.
“Natyrisht, grushtet ushtarake nuk janë zgjidhja, por nuk duhet të harrojmë se në Gabon kishte pasur zgjedhje të parregullta” tha ai, duke argumentuar se një votë e manipuluar mund të përbënte një “grusht-shtet institucional” civil, raporton Deutsche Welle.
Një grup oficerësh të lartë ushtarakë u shfaqën të mërkurën në TV për të njoftuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit të vendit, duke përmendur mungesën e besueshmërisë.
Të shtëna me armë shpërthyen në qendër të kryeqytetit, Libreville, menjëherë pasi komiteti zgjedhor i vendit qendror të Afrikës deklaroi të mërkurën se presidenti 64-vjeçar, Ali Bongo kishte fituar zgjedhjet me 64.27% të votave.
Udhëheqësit e grusht-shtetit e vendosën Bongon në arrest shtëpiak për “tradhti”, ndërsa figura të tjera të qeverisë ishin ndaluar me akuza të ndryshme. Më vonë ata vendosën kreun e Gardës së Republikës, gjeneralin Brice Clotaire Oligui Nguema si “president kalimtar”. Ai thuhet se është kushëri i presidentit të rrëzuar Ali Bongo.
E takimi i Toledos përfshiu ministrat e jashtëm të BE-së që diskutuan format për të mbështetur bllokun e Komunitetit Ekonomik Rajonal të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në lidhje me grushtin e shtetit në Niger.
Gaboni, i vendosur në bregun perëndimor të Afrikës qendrore, nuk është anëtar i ECOWAS. Megjithatë, zhvillimet e fundit ngrenë shqetësime për stabilitetin politik në rajon.
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë