Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Romës. Belgu kontrata e të cilit ishte depozituar në Federatë që më parë, u zyrtarizua nga klubi në kanalet e tij të komunikimit, ku shprehu edhe fjalët e tij të para si futbollist i verdhekuqve.
“Pritja që më rezervoi klubi dhe tifozët më ka emocionuar dhe është një stimul më shumë që të jap gjithçka për skuadrën time të re. Kam ndier atmosferën e stadiumit Olimpico si kundërshtar, kam ndier nxehtësinë e tifozerisë romaniste dhe tani është e bukur të jem edhe unë pjesë e kësaj. Kam patur mundësinë të flas me pronarët e klubit në ditët e kaluar dhe kam mbetur i impresionuar nga ambiciet e tyre, ndaj tani duhet të punojmë dhe të rritemi ndeshje pas ndeshjeje. Nga ana ime me zor pres të vihem në dispozicion të shokëve, brenda dhe jashtë fushe”, tha sulmuesi belg.
Lukaku vihet në këtë mënyrë nën urdhrat e Jose Mourinhos i cili e ka drejtuar edhe për dy herë të tjera më parë gjatë karrierës, te Mancheshter United dhe te Chelsea. Belgu mbyll në këtë mënyrë një ndër sagat më intriguese të verës, me tradhtinë ndaj Interit për Juventusin që më pas e la në baltë, duke rrezikuar të mbetej pa një skuadër të niveleve të larta deri në fundin e merkatos./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...