Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është shtyer afati deri më 15 shtator për t’u regjistruar për kalim në skemën parciale kontributive të pensioneve.
Ata të cilët mund të aplikojnë janë pensionistët e larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, të cilët nuk kanë arritur të kenë 15 vite stazh dhe të plotësojnë kriteret e parapara me ligj, përcjell Arbresh.info.
“Pas regjistrimit, zyret e pensioneve do t’i ftojnë pensionistët për paraqitjen e aplikacionit për kalim në skemën parciale kontributive, ashtu që të evitohen pritjet e gjata para sporteleve.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kujtojmë që Ligji për Skemat Pensionale është miratuar në korrik dhe sipas Ministrit Murati, numri i përfituesve është 70 mijë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...