Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, e ka vizituar Ambasadën e Serbisë në Uashington.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter).
Gjuriq njofton se zyrtarit të lartë amerikan ia ka përcjellë disa mesazhe të palës serbe.
Një nga ato mesazhet, sipas ambasadorit serb, është se Serbia është partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se dëshiron që këto raporte t’i përmirësojë edhe më shumë.
“Serbia është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në një numër çështjesh strategjike – jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime. Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të përkushtuar të punojmë metodikisht në këtë – këto ishin mesazhet e palës serbe që kisha kënaqësinë t’ia adresoja Shkëlqesisë së Tij, Dereck Collet, këshilltar i Departamentit të Shtetit, i cili, i shoqëruar nga kolegët e tij, vizitoi Ambasadën serbe në Serbi, afër Shtëpisë së Bardhë”, thuhet në njoftimin e Gjuriq.
Chollet është prej zyrtarëve të lartë amerikanë që angazhohet në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai komunikon herë pas here me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq./Arbresh.info/
#Serbia is a reliable partner to the #UnitedStates in a number of strategic issues – not only in words, but also in action.
We want the cooperation to be even better in the future, and we are eager to work methodically on it – these were the messages from the Serbian side that I… pic.twitter.com/dcSyqJh6yN— Марко Ђурић (@markodjuric) August 31, 2023
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit