Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur mesazhin e eurokomisionerit Oliver Varhelyi, pasi ky i fundit shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian për çdo propozim që mund të na çoi në zgjerimin e BE-së në 2030-ën.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama e pranoi që pas deklaratave të Michel, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar.
“Komisioni ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira. Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim Ballkani Perëndimor pasagjerët mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas”, ka shkruar Rama
“Mirëpres vendimin e Këshillit, që më në fund dëshiron të bëjë hapin e madh me qëllim realizimin e zgjerimit të unionit.
Komisioni Evropian ka qenë gjithmon i gatshëm për të bërë çfardo propozimi që mund të na çoi në zgjerimin e 2030-ës”- shkroi më herët eurokomisioneri Varhelyi.
Deklarata e Ramës vjen pas zbutjes së qëndrimit nga ana e Komisionit Evropian, pas kundërshtimeve që ata u bënë objektivave që Charles Michel në samitin e Bledit në Slloveni, për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Më herët KE theksoi se qëllimi nuk ishin afatet, por të përmbusheshin kriteret./tch
OUR COMMISSIONER who never let our region down, especially in tough times🫡
One must admit that after President’s Michel unexpected straight talk speech at the Bled Strategic Forum the slow EU bus is becoming an interesting place to stand even without a free seat – no doubt… pic.twitter.com/M2eUHghl6g
— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2023
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...