Google ADS

Publikohet lista e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, emra të rinj në listë

12:50 | 31 Gusht 2023
L G

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I.

Fillimisht Kosova do ta presë Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në udhëtim te Rumania më 12 shtator.

Për këto dy ndeshje, përzgjedhësi Gliha ka publikuar tashmë listën me 27 futbollistë të rinj, ku ka edhe emra të rinj.

Meriton Korenica, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë emrat e rinj në listë.

Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër. /Arbresh.info/

Të ngjashme