Google ADS

Djegia e Muzeut të muzikës në Gjakovë, Çeku: Përgjegjësit të marrin dënimin e merituar

12:12 | 31 Gusht 2023
E.K

Hajrullah Çeku, Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sportit ka reaguar pas djegies së Muzeut të muzikës në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka thënë se është prekur nga krim i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore, ku është shprehur se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, përcjell Arbresh.info.

Tutje, Çeku ka thënë se ndërtesa e muzeut do të restaurohet dhe do të merren të gjitha masat për funksionalizimin e Muzeut të Muzikës.

Postimi i plotë:

“Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, shkroi Çeku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme