Sulmohet me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

09:33 | 31 Gusht 2023
E.H

Një person është sulmuar fizikisht e më pas edhe me thikë dje rreth orës 13:08 në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Fushë Kosovë. 30.08.2023 – 13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme