Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodh vetëm kur ajo e pranon shtetësinë dhe pavarësinë tonë.
“Njohja është parakusht për eliminimin e problemeve mes dy vendeve, gjë që nuk ka ndodh edhe pse Kosova ka një dialog me Serbinë. Kemi pas rast të shohim marrëveshjen e 23 gushtit mes Kroacisë me federatën e Jugosllavisë e cila ka titull marrëveshje për normalizim të Kroacisë me Jugosllavinë federale atëherë. Disa nga nenet e saj thonë se palët kontraktuese do ta respektojnë njëra tjetrën si të pavarura, palët duhet te garantojnë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për banorët. Kjo marrëveshje tregon si duhet normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve”, ka thënë Ymeri.
Ymeri më pas ka theksuar se nëse i krahasojmë pikat e marrëveshjes së Kroacis me Jugosllavinë me atë të Kosovës me Serbinë janë krejt të ndryshme.
“E Kosovës ka në thelb mosnjohjen e Kosovës si shtet por ka organizimin e një shteti në Kosovë pra nje asociacion të komunave serbe duke e thelluar pabarazinë dhe asimetrinë mes dy shteteve. E tërë marrëveshja ka dal nga dialogu në të cilin ka hy Kosova në vitin 2011”, theksoi Ymeri, raporton Indeksonline.
I pari i Vetëvendosjes më pas ka shtuar se ky dialog me Serbinë do të sjellë “Zajednicën” në Kosovë.
“Kosova ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës i cili duhet të jetë jo politik por demokratikë dhe jo për territore por për zhvillim”, u shpreh Ymeri, i cili më pas shoti se me qeverinë aktuale e cila duhet të tërhiqet nuk është shtet i integruar.
“Qeveria ka dëshmuar se do të vazhdoj këtë dialog e jo të ndërtoj një Kosovë e cila do të mund tu garantonte qytetarëve të drejta të barabarta”, tha Ymeri.
Ai shoti se nëse duam të futemi ne procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë hapi i parë është pranimi i pavarësisë së Kosovës.
“Normalizimi duhet të ndodh dhe askush nuk është kundër. Një dialog i brendshëm me serbët e Kosovës është shumë i nevojshëm sepse ai me Serbinë vetëm sa po e fuqizon Serbinë në Kosovë, sepse në dialogun e tanishëm vetëm Serbia po fiton dhe askush tjetër”, u shpreh Ymeri, duke shtuar se dialogu përveç Kosovës është i dëmshëm edhe për serbët që jetojnë këtu.
Ymeri theksoi edhe njëherë se me “Zajednicë” është shtruar rruga e bosnjëzimit të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës po do ta bosnjëzoj Kosovën, dhe ne duam ta ndalojmë një gjë të tillë. Nuk është zbut fare qëndrimi i opozitës me vendimin e kushtetueses sepse ajo vetëm e ka fuqizuar qëndrimin tonë. Ajo ka konstatuar se pjesë të marrëveshjes janë shkelje flagrante të kushtetutës duke dëshmuar se dy marrëveshjet kanë qenë në shpërputhje me kushtetutën, si dhe ka dëshmuar se vetëdijshëm krerët Mustafa e Thaçi kanë bërë shkelje flagrante. Këto dy gjëra na vendosin para dy gjerave; dialogu është i dëmshme dhe se demokracia është në rrezik permanent”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka theksuar se nuk mund të mbetet kryeministër një person që e ka shkel kushtetutën kur vet thirret për respektim të saj.
“Më 9 janar dhe ato pas 9 janarit do të shtohet kërkesa e largimit të kësaj qeverie e cila është konstatua se e ka shkel kushtetutën, sepse atëherë çfarë vlere ka ajo kushtetutë nëse vet krerët e shkelin atë. Nëse do të ishim vend demokratik atëherë qeveria tashmë do të kishte dhënë dorëheqje”, u shpreh Ymeri.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A