Google ADS

Kusari-Lila: E trishtuar për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë, kërkon nga organet kompetente kapjen e përgjegjësve

08:43 | 31 Gusht 2023
K.B

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e quajti të trishtuar lajmin,e djegies së Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Ajo tha se objekti përveç se ishte nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë.

“E trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Objekti përveç se ishte objekt nën mbrojtje, kishte vlerë dhe rëndësi të veçantë për ridestinimin që ia dhamë në Korrik të vitit 2016”, ka shkruar ajo.

Në shkrimin e saj ajo shkruan se Gjakova dhe muzika muzika e krijuar ndër gjenerata kanë qenë jo vetëm shprehje e talentit për veprimtari krijuese, por edhe mënyrë se si Gjakova i ka rezistuar shtypësve të një pas njëshëm duke ruajtur shpirtin e saj dhe duke e përcjellur gëzimin, dhimbjen dhe lavdinë e rezistencës e trimërisë gjeneratë pas gjenerate.

“Gjakova dhe muzika e krijuar ndër gjenerata kanë qenë jo vetëm shprehje e talentit për veprimtari krijuese, por edhe mënyrë se si Gjakova i ka rezistuar shtypësve të një pas njëshëm duke ruajtur shpirtin e saj dhe duke e përcjellur gëzimin, dhimbjen dhe lavdinë e rezistencës e trimërisë gjeneratë pas gjenerate.
Andaj në mandatin tim si Kryetare e Komunës së Gjakovës, e vlerësuam se ishte më se e nevojshme të kishte një destinim për historinë e krijimtarisë muzikore nga Gjakova, vlerë kombëtare për gjithë shqiptarinë”, ka shkruar tutje ajo.

Ajo ka drejtuar gishtin kah organet kompetente për gjetjen e shkaktarit të zjarrit në Muzeun e Muzikës në Gjakovë.

“Kush e dogji Muzeun e Muzikës, është pyetje për të cilën përgjigjen duhet ta japin organet kompetente. Por kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajë dhe t’a ruajë Muzeun, dihet. Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale. Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte. Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe”, shprehet Kusari-Lila.

Tujte ajo shprehet se Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin që të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore.

“Komuna nuk e ka as interesimin dhe as kapacitetin të ruajë dhe mbledhë artifaktet muzikore. Në vitin 2016 ishte bërë i tillë me kujdesin dhe përkushtimin e drejtorit të Kulturës të asaj kohe, Meriton Ferizi, për çfarë i jam mirënjohëse.

Por, menaxhimi dhe përkujdesja e vazhdueshme me mundësi të mirëmbajtjes së mirëfilltë të Muzeut do të jetë sfidë gjithmonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e përhershme”.

Krejt në fund ajo shprehet se të shkatërrosh është gjithmonë më e lehtë se të ndërtosh e të ruash.

“Të shkatërrosh është gjithmonë më lehtë se të ndërtosh e ruash, por vlerësohemi për çfarë ndërtojmë e lëmë pas dhe jo çfarë shkatërrojmë. Për rikujtesë, po ndaj fotot nga inaugurimi i Muzeut të Muzikës, 17 Korrik 2016”, ka përfunduar ajo.
Dje është lokalizuar zjarri që kaploi Muzeun e Muzikës, të ashtuquajturin objekt i Tabhanës, në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Arbresh.info tha se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie”.

“Sot rreth orës 18:30 është pranuar informatë se Muzeu i Vjetër i Muzikës në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për hetim “Zjarrvënie”, tha Elezaj./Arbresh.info/

lexo edhe:

Lokalizohet zjarri në Muzeun e Muzikës në Gjakovë, prokuroria nis hetimet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme