Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga punimet që po bëhen në rrugën Prekal-Kir në Shkodër, për të cilën thotë se do të shërbejë si një impuls i ri zhvillimi turistik.
Nërsa, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se ndërtimi i kësaj rruge prej 17 km është një nga prioritetet e tij.
“Është nga prioritetet që kemi pasur. Është një zonë e cila prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e kësaj rruge. Jam shumë i gëzuar që arritëm ta fillojmë shpejt,. Për mua Dukagjini do të jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin, për zhvillimin ekonomik dhe të gjithë rajonin. Kjo është faza e parë e këtij investimi. Janë 17 kilometra rrugë, me 5 metra gjerësi, me kanalizime, me vepra arti, ura dhe mure mbrojtëse.“, shprehet Beci.
Banorët shprehen të lumtur për punën që po kryhet. “Jam i gëzuar që shikoj se filloj me u bërë. Kjo rrugë do të hapë perspektivë, do të kthejë njerëzit që kanë ikur. Do të zhvillohet qoftë turizmi apo fushat e ndryshme të ekonomisë”, u shpreh njëri prej banorëve të kësaj zone.
Ndërsa një tjetër tha: “Falenderoj kryetarin se është i vetmi që ka mbajtur premtimin dhe filloi zbatimin para afatit. Jam i gëzuar për këtë punë që po bëhet sepse zgjon edhe njëherë shpresat e dukagjinasve.”
“MIRËMËNGJES dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./abcnews.al
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...