Ansu Fati thuhet se ka kërkuar të largohet nga Barcelona para përfundimit të afatit kalimtar të premten.
Sipas gazetarit Gerard Romero, Ansu është joshur nga ideja për të luajtur në Ligën Premier me Chelsean dhe Tottenhamin që kërkojnë nënshkrimin e tij.
Në anën tjetër, eksperti Fabrizio Romano raporton se është Tottenhami ai që po udhëheq garën për Ansu për momentin.
Megjithatë, babai i Ansu, Bori Fati dëshiron që lojtari të nënshkruajë me Sevillan në formë huazimi, pasi karriera e sulmuesit filloi në Sevilje si fëmijë përpara se Barça ta rrëmbente.
Raportet sugjerojnë se Barça dëshiron që Ansu të nënshkruajë për Tottenhamin pasi ata po ofrojnë paketën më të mirë financiare.
Barça gjithashtu ka një marrëdhënie të fortë me Tottenhamin pasi ia shiti Emerson Royal dy vite më parë dhe dërgoi Clement Lenglet në huazim atje verën e kaluar.
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...