Rama takon zyrtarin e ambasadës amerikane në Tiranë, diskutime për partneritetin e ngushtë SHBA-Shqipëri

18:11 | 30 Gusht 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Në këtë takim u diskutua për lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

Rama dhe Wisner pohuan në takim lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.

“Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, shkroi ambasada në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme