Zjarr pranë aeroportit italian, mbyllet pista

17:49 | 30 Gusht 2023
E.G

Një zjarr jo shumë larg aeroportit Olbia të Italisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroportit Costa Smeralda.

Zjarri ka përfshirë fshatrat pranë lumit Enas, në drejtimin jugor të uljes së avionëve, me flakët e ndezura nga era e fortë mistrale që vijon të fryjë në ishull, shkruan medium Italian Ans.it përcjell Arbresh.info.

Një Canadair i mbrojtjes civile kombëtare, dy helikopterë të flotës rajonale dhe disa ekipe në terren po operojnë për të vënë flakët në kontroll.

Sipas këtij medium, tre fluturime kanë devijuar aktualisht në Alghero: një Lufthansa nga Roma dhe dy nga Volotea.

Avionët e tjerë po përjetojnë vonesa si në mbërritje ashtu edhe në nisje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme