Rita Ora sërish në qendër të kritikave, ngatrron origjinën e bashkëshortit në emision

17:13 | 30 Gusht 2023
K.B

Pas incidentit të ndodhur në koncertin e saj në Hungari me flamurin e Serbisë, Rita Ora duket se nuk po “merr dot frymë” nga kritikat në rrjete sociale, e kësaj rradhe, për një tjetër arsye.

Në një prej episodeve të fundit të “The Voice Australia”, ku këngëtarja është pjesë e jurisë, një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder.

Gjyqtarët, përfshirë yllin e muzikës, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa.

Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Aty, Rita Ora komentoi duke thënë: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.

Menjëherë pas këtij komenti të Ritës kanë nisur reagimet në platformën X (ish-Twitter), ku përdoruesit i rikujtuan dhe një herë Orës se Taika Waititi nuk është samoan, por maori.

Ata ironizuan këngëtaren duke i thënë se duhet të dijë më shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme