Zëvendësministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka thënë se Kosova ende po kërkon zbardhjen e fatit të 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi tha se aparati shtetëror serb është përgjegjës i zhdukjes së qytetarëve tanë duke thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë çështje, shkruan Arbresh.info.
“Ende pas më shumë se dy dekadave, Kosova kërkon zbardhjen e fatit të 1617 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.”, tha Bislimi.
“Aparati shtetëror serb është përgjegjës i zhdukjes së qytetarëve tanë. Fatkeqësisht as aktualisht politika në Beograd nuk po shkëputet nga e kaluara e tyre dhe nuk po kontribuon e bashkëpunon as në këtë çështje.”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se ndriçimi i fatit dhe venddodhjes së të zhdukurve është urgjencë kombëtare e humanitare.
“Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Ndriçimi i fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve është urgjencë kombëtare e humanitare andaj dhe kemi detyrimin e përgjegjësinë të angazhohemi maksimalisht në gjetjen e bashkëqytetarëve tanë.”, tha zëvendëskryeministri Bislimi./Arbresh.info
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën