Google ADS

Grusht shteti në Gabon/ Presidenti në arrest shtëpiak, ushtria merr pushtetin

15:08 | 30 Gusht 2023
A Z

Presidenti i rrëzuar i Gabonit, Ali Bongo Ondimba është në arrest shtëpiak, sipas agjencisë së lajmeve AFP duke cituar oficerët ushtarakë.

“Presidenti Ali Bongo është në arrest shtëpiak, i rrethuar nga familja dhe mjekët e tij”, thuhet në deklaratë.

Një nga djemtë e presidentit është arrestuar për tradhti.

Ndërkohë ushtria ka marrë kontrollin e vendit, me udhëheqësit e grushtit të shtetit, të cilët kanë zgjedhur kreun e gardës presidenciale si liderin e tranzicionit.

Presidenti Ali Bongo, 64 vjeç, fitoi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet e mbajtura të shtunën./abcnews.al

LEXO EDHE

Oficerët e ushtrisë deklarojnë puç në Gabon

Të ngjashme