Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj deklaratës së ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Në deklaratën e Klinakut për Kurtin thuhet: Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.
Për këtë deklaratë, Klinaku po hetohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.
Po ashtu, ai tha se Klinaku pas intervistimit nga Policia, është liruar në procedurë të rregullt.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka intervistuar sot personin me inicialet F.K për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”. I njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt”, tha Lutfiu për Arbresh.info./GitaLushi/
LEXO EDHE
Faton Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për Kurtin
Flet për Arbresh.info avokati i Klinakut, tregon çfarë deklaroi klienti i tij para hetuesve policorë
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...