Lëvizja FOL ka publikuar sot raportin “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”.
Në këtë raport të mbështetur nga IFES në kuadër të projektit “Lufta kundër korrupsionit”, Lëvizja FOL ka analizuar kapacitetet aktuale të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit mbi mundësitë e përmbushjes së mandatit ligjor, kompetencat dhe përgjegjësit, në raport me rritjen e vëllimit të punëve të paraparë me miratimin e ligjeve të reja që e mbulojnë fushëveprimatarinë e kësaj agjencie.
“Albana Hasani, Hulumtuese në Lëvizjen FOL, prezantoj gjetjet e këtij raporti. Hasani tha se dihet se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, kompetencat dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit janë rritur në masë të madhe”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftim, kjo rritje e përgjegjësive ndikohet veçanërisht nga rritja e numrit të zyrtarëve publik të cilët obligohen t`a deklarojnë pasurinë. Pra, krahas rreth 5,000 zyrtarëve publik që kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë, me dispozitat e Ligjit të ri për Deklarimin e Pasurisë ky numër i zyrtarëve është rritur në rreth 20,000 zyrtarë.
Por sipas Hasanit, pavarësisht shumëfishimit të punëve dhe përgjegjësive, të këtij institucioni të bëra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, organi ligjvënës ka paraparë rritje minimale të buxhetit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.
“Hasani ka theksuar gjithashtu se, sipas Ligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, buxheti i Agjencisë ka pësuar ngritje vetëm për 12.000 euro, apo vetëm 2.21% në krahasim me vitin 2022. Pra, sipas Hasanit, kjo nënkupton se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, si shkak i kostos buxhetore, do ta ketë të pamundur të realizoj obligimet që i janë shtuar me ligjet e ndryshuara”.
“Gjithashtu, pavarësisht shumëfishimit të vëllimit të punëve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, numri i të punësuarve në këtë institucion edhe gjatë këtij viti do të vazhdoj të mbetet i njëjtë sikurse në vitin paraprak, pra vetëm 43 të punësuar. Pra agjencia vazhdon punën me stafin që e kishte para plotësim/ndryshimeve legjislative, ndërsa kërkesa e agjencisë për plotësime të stafit vazhdon të mbetet ende e pa aprovuar nga institucionet kompetente”
“Pra, planifikimi buxhetor i bërë nga Qeveria e Kosovës dhe i miratuar nga Kuvendi i Kosovës nuk i përmbush nevojat dhe kërkesat e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, duhet të theksohet se Strategjia dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Korrupsionit, hartimi i së cilës deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri ishte në kompetencë të agjencisë, e tani ka kaluar në kompetencë të Qeverise (dhe pra agjencia e bën vetëm monitorimin e zbatimit të saj), nuk është hartuar ende. Pra, Institucionet e Republikës së Kosovës edhe pas një periudhe të gjatë kohore, po vazhdojnë të kenë mungesë të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Luftimin e Korrupsionit”, ka thënë ndër të tjera Hasani.
“Pra procesi i hartimit të këtij dokumenti te rëndësishëm është ne fazën fillestare te tij dhe do të shohim nëse i njëjti do te finalizohet brenda kohës se parapare”, ka përfunduar Hasani.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Lëvizja FOL ka dhënë disa rekomandime, disa prej të cilave janë:
• Të rritet buxheti i destinuar për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në rishikimin e buxhetit për vitin 2023. Kjo rritje buxhetore do t’i mundësonte agjencisë t’i përmbushë obligimet e ngarkuara me ligjin e ri në mënyrë efektive, si dhe të përmbushë objektivat e saj në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.
• Të përmbushen kërkesat e agjencisë për rritjen e numrit të stafit të agjencisë dhe për përmirësim të infrastrukturës së objektit të agjencisë.
• Të ngritën kapacitetet profesionale të agjencisë dhe aspektet tjera të avancimit të zyrtarëve të agjencisë në trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit, të sinjalizimit, si dhe të deklarimit të pasurisë përmes trajnimeve.
• Si dhe qe Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa të shpejtë në drejtim të finalizimit të Strategjisë Shtetërore dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I