Samsung përgatit 5 milionë njësi Galaxy S7

14:27 | 28 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Bazuar në një raport për kompaninë Samsung që vjen nga Koreja Jugore, gjiganti ka në plan të prodhoj 5 milionë njësi Galaxy S7 për serinë e parë të telefonit të mençur.

Siç thuhet në këtë raport, pajisja vjen në dy variante,  varianti standard me ekran të rrafshët 5.5 inç dhe varianti tjetër i lakuar me ekran 5.5 inç, transmeton arbresh.info. Raporti ka zbuluar gjithashtu që në përgjithësi 5 milionë njësi do të prodhohen derisa varianti i rrafshët do të ketë 3.3 milionë njësi, ndërsa pjesa tjetër do i mbetet Galaxy S7 Edge.

Po ashtu, mendohet që lansimi i pajisjes do të ndodh në muajin shkurt të vitit 2016, gjë që ka qenë pjesë e thashethemeve të mëparshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme