Google ADS

Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë

10:48 | 30 Gusht 2023
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dakordimi në Bradisllavë ka qenë i mjaftueshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe tani duhet të presim.

Osmani shtoi se nëse dikush ndërmerr masa që t’i dënoj qytetarët me viza duhet të dijë se dialogu ka vdekur, përcjell Arbresh.info.

“Nëse dikush që ndërmerr masa që t’i dënoj qytetarët me viza duhet ta dijë që dialogu ka vdekur. Askush më nuk ka mandat që të vazhdoj të dialogoj me Serbinë kur populli i Kosovës dënohet”, tha Osmani.

Sipas presidentes, vizat janë si rezultat që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, dhe nuk i janë dhënë dhuratë.

“ Nuk na është dhënë dhuratë, por populli i Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, tha Osmani.

Presidentja këto komente i bëri pas homazheve tek Memoriali për të Pagjeturit, që bëri së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca./Arbresh.info/

 

Të ngjashme