Google ADS

Përfshihet nga zjarri një antenë dhe disa kabllo në Istog, Policia po heton rastin

10:11 | 30 Gusht 2023
E.H

Një antenë dhe disa kabllo janë përfshirë nga zjarri në Istog në rrethana ende të panjohura, raporton Policia e Kosovës.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit me ekspertët e zjarrit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

Sipas Policisë, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Rasti është duke u hetuar.

“Istog 28.08.2023 – 05:22. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri nje antene dhe disa kabllo. Njësitet policore dhe zjarrfikësit me ekspertët (e zjarrit) kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme