Po vazhdojnë punimet për poligonin e parë publik në Shqipëri, që do të ngrihet në Fushë-Prezë një hapësirë prej 6 mijë m2.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar pamjet në Facebook-un e tij këtë mëngjes ku shkruan se në këtë zonë do t’u mundësohen dhe orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të automjeteve.
“Mirëmëngjes nga puna për poligonin e parë publik që po ngrihet në Fushë-Prezë, një hapësirë prej 6 mijë m2, e cila do të shërbejë për orët e praktikës për të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve që pritet të marrin rishtazi patentat, por edhe për aktivitete shtesë edukative që kanë të bëjnë me digjitalizimin dhe sigurinë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur