Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak. Ai ka kërkuar normalizim të raporteve me Serbinë para zgjedhjeve në SHBA dhe në BE.
“Ekziston një ndjenjë urgjence për ta zbatuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”. Përpos urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, jemi të gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak” , ka thënë kryeministri Kurti .
Tutje ai ka komentuar edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.
“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”
Bujar Dugolli, anëtar i partisë në pushtet, LVV, vlerëson se masat e Bashkimit Evropian janë jo të drejta. Sipas tij, Kosova i ka marr të gjithë hapat e kërkuar për shtensionim.
“Ato masa i kanë vënë ndaj Kosovës dhe një gjë të tillë nuk e kanë bërë ndaj Serbisë por ne i kemi thënë dhe jemi të interesuar që procesi i normalizimit me Serbinë të ndodh konform marrëveshjes sa arritur në Bruksel. Sa i perket heqjes së masavë nga Bashkimi Evropian, kjo gjë nuk do te duhej te vihej në diskutim, pra ns momentin qe ka fillu marrëveshja e Bratisllavës të zbatohet, BE do të duhej menjëherë që t’i heqë ato masa, pra t’i suspendojë ato masa përshkak se vazhdimi i këtyre masave nuk është inkurajim për ato forca që nuk dëshirojnë stabilitet në atë pjesë të Kosovës.”
Në anën tjetër deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se masat e Bashkimit Evropian janë pasojë e mos koordinimit të qeverisë me faktorin ndërkombëtar.
Janë disa detyrime. Detyrimet më te ndjeshme do të fillojnë tash dhe nuk kanë të bejnë me zgjedhjet, se zgjedhjet janë një ndër tre kushtet, kurse masat sanksionuese nuk janë vendosur thjeshtë për mos zbatimin e këtyre tre kushteve por kanë të bëjnë edhe me mos implementimin d detyrimeve apo do të fillojë procesi i implementimit të detyrimeve që ka marr kryeministri për mosmarrëveshjet të Brukselit dhe marrëveshjeve te tjera që ka berë gjatë ketyre 3 viteve. Ka ardhë ai momenti kritik kur duhet me këto marrëveshje nderkombëtare të implementohen dhe implementimi i këtyre marreveshjeve do t’i nxjerrë në pah defektetdhe për të parë dëmin që ka për rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës. Për ti shitur këto mërrëveshje, duhet me kriju situata të tensionit besa edhe presionit ndërkombëtar sic është ai i zotit Macron për me arsyetu implementimin ë tyre kurse kjo që qeveri.”
Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, suspendimi i takimeve të nivelit të lartë dhe vizitave bilaterale./rtv21
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen