Një kaos i vërtetë është krijuar me pushuesit britanikë në Europë, teksa mbi 200.000 prej tyre kanë ngelur të bllokuar në aeroporte, pas problemeve në sistemin kontrollit ajror në vendlindje.
Vonesat, shtyrjet e orareve, por edhe qindra anulime fluturimesh kanë acaruar britanikët, të cilëve iu është thënë se situata kaotike mund të vijojë për dy javë dhe fluturimet e radhës për në shtëpi mund të ndodhin në fund të javës së ardhshme.
Kaosi me trafikun ajror, 200,000 pushues britanikë të bllokuar në aeroportet e Europës
Një kaos i vërtetë është krijuar me pushuesit britanikë në Europë, teksa mbi 200.000 prej tyre kanë ngelur të bllokuar në aeroporte, pas problemeve në sistemin kontrollit ajror në vendlindje.
Vonesat, shtyrjet e orareve, por edhe qindra anulime fluturimesh kanë acaruar britanikët, të cilëve iu është thënë se situata kaotike mund të vijojë për dy javë dhe fluturimet e radhës për në shtëpi mund të ndodhin në fund të javës së ardhshme.
Situata e rënduar me fluturimet në fundin e sezonit turistik, kur mijëra britanikë kthehen në ishull, vjen në një kohë kur paga e shefit të kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar, Martin Rolfe, ka shkuar në 1.3 milionë paund.
Ndërkohë, pushuesit e tërbuar po përballen me kosto në rritje për të mbuluar ushqimin dhe dhomat e hoteleve, pa e ditur se kush do t’ua paguajë faturën.
“Gabimi teknik” i së hënës çoi në anulimin e 790 fluturimeve në nisje dhe 785 në mbërritje në Britani, ose 27 përqind e trafikut ajror të ishullit, duke lënë shumë avionë dhe ekuipazhe në vendet e gabuara po ashtu.
Qeveria dhe Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror përjashtuan një sulm kibernetik, por ata nuk mohuan spekulimet se një plan i vetëm fluturimi, i futur gabimisht nga një linjë ajrore franceze e shkaktoi të gjithë situatën.
Autoriteti i Aviacionit Civil po heton trazirat dhe ka ekspozuar një boshllëk që do të thotë se nuk ka të drejtë për kompensim shtesë nga linjat ajrore ku ndërprerja është shkaktuar nga “rrethana të jashtëzakonshme”. /A2CNN
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...