Lajçak viziton sot Serbinë, do të pritet në takim nga Vuçiq

09:07 | 30 Gusht 2023
E.H

I dërguari Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot dot të qëndroj për vizitë në Serbi.

Në Beograd, Lajçaku do të pritet në takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan tanjug, transmeton Arbresh.info.

Ndryshe, vizita e Lajçak në Serbi vjen pas asaj në Slloveni ku ka marr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në panelin e së martës, diplomati sllovak tha se BE-ja është e gatshme për anëtarësimin e shteteve në të Ballkanit Perëndimorë për vitin 2023.

Mes tjerash, Lajçak ditë më parë në Slloveni është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin konfirmuan se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme