Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar për kafe Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçit, dhe Klestor Veselin, djali i Kadri Veselit, ish-kryeparlamentari i Kosovës.
Thaçi e Veseli janë duke u gjykuar nga Gjykata Speciale si të akuzuar për “krime lufte”.
Rinia e PDK-së thotë se ky takim tregon vullnetin dhe krenarinë që trashëgohet.
”Sot, në përmbyllje të muajit të rinisë, patëm nderin të takojmë për kafe, Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin. Ky takim ishte një pasqyrë e forcës, vullnetit dhe krenarisë që trashëgohet. Pavarësisht sfidave, fryma e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë mbetet e pandërprerë”, thuhet në njoftim.
Këtë takim mes tyre e ka mirëpritur edhe kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Krasniqi është shprehur krenar sa më ska.
“Endriti dhe Klestori në mesin e Rinisë së PDK-së, në përfundim të një muaji përplot aktivitete. Krenar sa s’ka”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...