Vdekjet e lidhura me alkoolin në nivelin më të lartë në 14 vite në Skoci

19:49 | 29 Gusht 2023
E.G

Vdekjet e lidhura me alkoolin po rriten çdo vit në Skoci, shifrat më të fundit të disponueshme po ngrejnë alarmin në vend.

Siç u bë e ditur sot, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet kompetente në Skoci, gjithsej 1276 persona kanë vdekur në vitin 2022 për shkak të alkoolizmit.

Në fakt, problemi në fjalë nuk është më vetëm “çështja e burrave”, por edhe e grave, pasi nga 1276 të vdekur, 440 ishin gra.

Mosha mesatare e vdekjes për gratë ishte 58.7 vjeç dhe për burrat 60, ndërsa shkalla e vdekjes (për 100,000 njerëz) ishte 4 herë më e lartë në zonat më të privuara të Skocisë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme