Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se muajin tjetër bëhen 9 vite që kur Jean-Claude Juncker mbylli zyrën e BE-së për Zgjerim, duke shuar siç u shpreh Kurti, shpresën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspironin të hynin në BE, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq u shpreh se dje, trashëgimia e Juncker mori fund me vendosjen e numrit 2023 nga presidenti Michel.
“Dje, trashëgimisë Juncker i erdhi fundi kur Presidenti i Këshillit Evropian, Michel iu përgjigj thirrjes sonë për zgjerim dhe vendosi numrin 2030.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
Next month marks 9 years since Jean-Claude Juncker closed 🇪🇺 DG Enlargement, dashing the hopes of millions in WB6 who aspired to join the EU. Yesterday, the Juncker legacy came to an end as @eucopresident Michel answered our call for enlargement and put forward the number 2030.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2023
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje