Pëkeqësimi i motit/Dallgët e mëdha të detit, çadrat e pushuesve përfshihen nga uji në plazhin e Shëngjinit

15:37 | 29 Gusht 2023
L G

Moti jo i mirë që ka përfshi edhe Shqipërinë gjatë ditës së sotme, ka bërë që  të rriten dallgët e detit.

Kështu portali Arbresh.info ka siguruar video, në të cilën shihet se si shkak i valëve të mëdha të detit, uji ka përfshirë çadrat e pushuesve në plazhin e Shëngjinit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje të gjitha bashkive që të marrin masat në lidhje me përkeqësimin e motit.

Në bazë të informacionit të dalë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, pritet që Shqipëria të ketë një përkeqësim të motit duke filluar nga kjo e martë.

Pritet që vendi të preket nga shira të shumtë, të cilët mund të shkaktojnë edhe përmbytje./Arbresh.info/

@arbresh_infoDallgët e mëdha, çadrat e pushuesve përfshihen nga uji në plazhin e Shëngjinit♬ son original – arbresh.info

Të ngjashme