Google ADS

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj, në zonën 50 km/h zhvilloi shpejtësi 125 km/k

14:25 | 29 Gusht 2023
E.H

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar shoferin me inicialet J.M., 31-vjeçar në rrugën transit fshati Talinovc i Muhaxherëve – fshati Bibaj në Ferizaj, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 125 km/k.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme