Google ADS

Një person me rimorkio dëmton një kabllo rryme dhe dëmton një pllakë të varrezave në Junik

10:42 | 29 Gusht 2023
E.K

Një person duke vozitur kamionin me rimorkio të ngarkuar, e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri me ç’rast e ka dëmtuar një pllakë të varrezave.

Në njoftimin e policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:25, në Junik.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Junik , 28.08.2023-18:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar kamionin me rimorkio të ngarkuar, e ka këputur një kabllo rryme dhe ka rrëzuar disa shtylla druri me ç’rast e ka dëmtuar një pllakë të varrezave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme